Humbi shikimin në moshën 13-vjeçare, kush është shqiptari me rekorde botërore: Pa sportin nuk do të isha gjallë

schedule10:57 - 6 Mars, 2023

schedule 10:57 - 6 Mars, 2023

Fatmir Seremeti është shqiptari me aftësi ndryshe, i cili ka arritur rekorde botërore në sportin e goalball.

Në një lidhje me Skype nga Suedia për “ABC e Mëngjesit”, ai ka treguar se në moshën 12-13-vjeçare u diagnostifikua me glaukomën në sy dhe aty gjithë jeta e tij ndryshoi. Fatmiri ra në depresion dhe nuk donte të jetonte, derisa e thirrën të bëhej pjesë e këtij sporti.

Ai ka theksuar se të mos ishte goalball nuk do të ishte gjallë sot, pasi ai e bëri një individ të suksesshëm dhe të pavarur ndonëse pa sy.

“Kur kam qenë i vogël nuk kam pasur probleme me sytë, por nga mosha 12-13-vjeçare u diagnostifikova me glaukomën në sy. Më përpara unë kisha të tjera ëndrra, të tjera mendime për jetën time se çfarë do të arrija dhe shumë e adhuroja futbollin. Gjithmonë kam menduar të bëhesha ndonjë profesionist në futboll, por nuk deshi Zoti dhe më ra kjo sëmundje e syve. Në fillim ka qenë shumë e veshtirë për mua, me kuptu se çfarë mund të bëjë një njeri që nuk sheh më. Më humbi shpresa e jetës, mendimi për të jetuar. Por kur u kontaktova për sport për persona me aftësi të kufizuara, unë u aktivizova dhe kuptova që jeta nuk ndalet vetëm nëse humb pamja. Ka mundësi të pakufizuara. Kufijtë e vendos vetëm njëriu, veç për vete.

Po mos të ishte sporti nuk besoj se unë do të isha gjallë. Unë hyra aq shumë në depresion, saqë kisha aq shumë mendime të këqija, sa nuk doja të jetoja më tepër. Nuk e mendoja dot si të jetoja një jetë të pavarur pa sy dmth. Por sporti më tregoi një rrugë tjetër, një mundësi si unë të bëhesha një individ i suksesshëm dhe i pavarur prej të tjerëve edhe pa sy. Edhe atë mundësi ma dha Zoti dhe tani kam arritur dhe gjëra që persona me sy dhe pa probleme fizikisht, kanë ënërr me i arrit. Falenderoj Zotin dhe personat që më ndihmuan të merrem me sport.

Një fat shumë i madh ishte se mua kur më ndodhi kjo ngjarje isha në Suedi se në Kosovë në atë kohë nuk kanë qenë mundësitë që janë sot”, u shpreh Fatmiri./abcnews.al