“Numri dy” është libri më i fundit i autorit francez David Foenkinos, i cili është përkthyer në shqip nga botimet Pegi. Botuesja Loreta Berhami ka folur për këtë roman në “ABC e Mëngjesit”, i cili në qendër ka djalin që nuk arriti të fitonte dot rolin e aktorit të Harry Potter, se si jeta e tij ndryshoi dhe gjatë gjithë kohës e shoqëronte një zhgënjim që nuk arriti t’ia dilte.
“Kemi të bëjmë me një djalë 10-vjeç, që po bën një jetë fare normale dhe rastësisht gjendet i rekrutuar që të gjendet të bëjë këtë provën e castingut. Nuk ka asnjë lloj aspirate, as nuk është shumë i entuziazmuar për këtë gjë. Fillon të lexojë librin e parë të Harry Potter-it. Jemi akoma në periudhën që sapo është botuar libri i parë i Harry Potter, nuk është bërë akoma ai suksesi i madh. Duket që do të jetë i suksesshëm, prandaj që të gjithë ata që e lexojnë menjëherë entuziazmohen, po bëhet diskutimi për t’u kthyer në film. Vetë Martinit, djalit i pëlqen libri. Fillon deri diku mendërisht të identifikohet me Harry Potter-in, personazhin kryesor dhe aty ia krijon vetes nevojën për të luajtur Harry Potter-in”, u shpreh Loreta.
Më tej, ajo tha se autori i këtij romani është i fiksuar pas mundësive të dyta dhe çdo libër e trajton në mënyrë të tillë.
“David është autor francez, i 3 librave të tjerë që kemi botuar ne. Është autor që deri diku i fiksuar me mundësitë e dyta. Në librat e tij, rimarrin këtë temën se çfarë do të ndodhte sikur të më jepej një shancë i dytë, mbas një aventure të rëndësishme. Është një nga autorët më të shitur bashkëkohor”, tha botuesja./abcnews.al