Humbi prindërit në aksidentin tragjik, Duka dhe FSHF i shprehin ngushëllimet Alban Bushit

schedule18:48 - 30 Tetor, 2024

schedule 18:48 - 30 Tetor, 2024

Kjo e mërkurë ishte një ditë e hidhur për teknikun e Kombëtares U21, Alban Bushi, i cili humbi tragjikisht prindërit e tij, në një aksident automobilistik në Greq.

Përveç mesazheve ngushëlluese nga i gjithë komuniteti sportiv në Shqipëri, një reagim publik e ka bërë edhe Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, i cili me anë të një postimi në profilet e zyrtare në rrejtet sociale ka shprehur ngushëllimet e tij. /i.m /abcnews.al

Postimi i plotë i Dukës:

Sapo mësova lajmin e dhimbshëm për ndarjen tragjike dhe të parakohshme nga jeta të dy prindërve të jashtëzakonshëm, njerëzve të mirë, Ali dhe Bukurije Bushi, në një aksident në Greqi.

Në këtë moment të vështirë, mendimet e mia shkojnë tek Albani dhe të gjithë anëtarët e tjerë të familjes, që përveç trishtimit për këtë humbje të madhe, do të përballen edhe me mungesën e pamatë të dashurisë prindërore.

Në emrin tim personal dhe të Federatës Shqiptare të Futbollit, ku Albani ka kaluar shumë vite si pjesë e kësaj familjeje të madhe, shpreh ngushëllimet më të sinqerta.

Qoftë kujtimi i tyre i paharruar!

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!