Humbi plot 51 kg, inxhinierja nga Tirana tregon si bëri ndryshimin drastik të trupit të saj

schedule10:17 - 1 Qershor, 2023

schedule 10:17 - 1 Qershor, 2023

Linda Buzo është inxhinierja me vullnetin e hekurt, që ka humbur plot 51 kg. Ajo është një frymëzim për të gjithë, pasi pasha e saj ishte plot 116 kg.

E ftuar në “ABC e Mëngjesit”, Linda tregoi se si e mori këtë vendim për të ndryshuar. Ajo madje është ndalur dhe te vështirësitë që ka kaluar gjatë viteve kur dhe punonte dhe ndiqte studimet në Itali.

“Gjatë një udhëtimi për punë në Itali në vitin 2000, takova një zonjë, e cila më propozoi një program që duhet të ndiqja për të qene në formë. Unë atë nuk e lash as të fliste pasi mendoja se isha shumë mirë me trupin që kisha. Më dukej vetja shumë e bukur, por tani që e shoh ndryshimin është si nata me ditën.

Ishte viti 2001 kur mua më duhej që një ditë të vija të punoja këtu në Shqipëri, sepse kisha filluar bashkëpunimin si nënkontraktore me Vodafone dhe shkoja dhe në shkollë se s’mund ta lija se më duhej diploma. Se çfarë bëja, në orën 12 të natës, merrja tragetin dhe vija në Durrës. Punoja gjithë ditën, merrja tragetin, shkoja në Itali. Më mirë që nuk kishte avion se orët e natës në traget i shfrytëzoja për gjumë”, u shpreh Linda./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!