Humbi penalltinë, Imeri: Më dënoi fati, i kërkoj falje çdo tifozi shkodran

schedule21:08 - 8 Mars, 2021

schedule 21:08 - 8 Mars, 2021

Vllaznia luajti mirë, krijoi shumë raste për gol, por nuk shkoi më shumë se barazimi pa gola në përballjen shtëpiake kundër Kukësit. Ekipi i Brdaric nuk pati as fatin me vete, pasi Demir Imeri humbi një penallti në minutën e 70-të.

Portieri Xhika priti goditjen e 25-vjeçarit nga Kërçova. Lojtari ofensiv e ka përjetuar keq humbjen e penalltisë, njësoj si edhe gjithë tifozët e Vllaznisë, që vijon të kryesojë e vetme Superioren me një pikë më shumë se Laçi dhe Teuta.

Imeri ka reaguar me anë të një postimi në rrjetet sociale, duke i kërkuar falje të gjithëve për gabimin e sotëm. “Edhe pse çdo herë mundohem të mos kursej as atomin e fundit për ekipin, por futbolli sot më dënoi.

Kërkoj falje, nga më i vogli e deri te më i moshuari tifoz i Vllaznisë, nga çdo shkodran duke mos lënë anash edhe stafin teknik. Fati nuk qe sot me mua…KuqeBlu“, shkuan lojtari i ekipit shkodran. /abcnews.al