Humbi para dy vitesh, gruaja gjen macen në mënyrën më rastësore

schedule19:49 - 20 Dhjetor, 2021

schedule 19:49 - 20 Dhjetor, 2021

Një grua nga Çikago, macja e së cilës u arratis gjatë një ndalese në Asheville,  në vitin 2019, u ribashkua me kafshën e saj më shumë se dy vjet më vonë, kur një organizatë bamirëse që kujdeset për macet e egra e mori macen.

Nicole Watkins tha se ajo dhe djali i saj kishin lëvizur nga Wake Forest, në Çikago me dy macet e tyre kur ata ndaluan në Asheville dhe një nga macet, Naomi, doli nga automjeti përmes një dere të hapur.

Naomi vrapoi në autostradën Smokey Park më 22 shtator 2019 dhe Watkins u shpreh se ajo përhapi fletushka nëpër zonë duke shpresuar se dikush do ta dallonte macen. Watkins tha se ajo paralajmëroi policinë lokale dhe strehimoret e kafshëve, por duhej të vazhdonte për në Çikago për shkak të një interviste pune të nesërmen.

Watkins deklaroi se ajo bëri pesë udhëtime në Asheville në dy vitet pasuese për të kërkuar Naomin dhe ajo gjithashtu kontaktoi veterinerët dhe postoi në grupet e pronarëve të maceve në internet me shpresën për të gjetur kafshën e humbur.

Naomi ishte zhdukur për më shumë se dy vjet kur Watkins u kontaktua më 30 nëntor dhe i tha se kafsha e saj ishte gjetur nga Friends2Ferals, një organizatë bamirëse në Asheville që kap macet e egra për t’i  sterilizuar.

Grupi u shpreh se vullnetarja Sam Glaze po grumbullonte mace të egra kur pa një mace në autostradën Smokey Park që dukej jashtëzakonisht miqësore.

Friends2Ferals dyshuan se macja mund të ishte një kafshë shtëpiake e arratisur, kështu që ata e çuan kafshën te një veteriner për t’u skanuar për një mikroçip. Çipi e identifikoi macen si Naomi 8-vjeçare dhe përfshinte numrin e telefonit të Watkins.

“Unë qava. U hodha lart e poshtë. U ula sepse nuk mund ta besoja”, tha Watkins për Asheville Citizen-Times në momentin që mori telefonatën se Naomi ishte gjetur. “Ende nuk mund ta besoj”.

Watkins udhëtoi për në Asheville dhe u ribashkua me Naomin të dielën./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!