Humbi nënën nga kanceri i gjirit, Xhesika Polo ndërmerr nismën e rëndësishme

schedule11:44 - 6 Tetor, 2020

schedule 11:44 - 6 Tetor, 2020

Pak kohë më parë, Xhesika Polo humbi mamanë e saj pasi vuante nga kanceri i gjirit. Këngëtarja është shprehur gjithmonë për boshllëkun që ka lënë personi më i shtrenjtë, ndërkohë së fundmi ajo ka ndërmarrë një nismë të veçantë në kujtim të saj.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Xhesika ka njoftuar hapjen e një fondacioni, kontributet e të cilit do të shkojnë në ndihmë të femrave që vuajnë kanceri ose e kanë kaluar atë, ndërsa bën thirrje ndaj të gjithëve që të ofrojnë ndihmën e tyre.

Tetori është muaji i kancerit të gjirit. Breast cancer awareness! Unë humba mamanë time para 8 muajsh nga kanceri i gjirit. Tani kam një qëllim. Kam krijuar një faqe në nder të Florencës, mamit tim të shtrenjtë.

Kjo faqe ka si qëllim të rrisë fondet për të ndihmuar femrat që kanë kancer ose që e kanë kaluar atë. Jam e lumtur që po e ndaj këtë gjë me ju. Fondet shkojnë direkt tek fondacioni! Uroj ta shpërndani sa më shumë dhe të kontribuoni.”, ka shkruar këngëtarja. xh.d/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!