Ka përfunduar numërimi i votave në të 6 bashkitë ku ka pasur zgjedhje dhe sipas rezultateve PS ka fituar 6 bashki ndërsa Shtëpia e Lirisë një bashki, atë të Shkodrës.
Kandidadi i Rithemelimit për Lushnjen Eton Bano në reagimin e parë pas përfundimit të numërimit të votave, ka njohur fitoren e kundërshtares, kandidates së PS Eriselda Sefa.
“Falenderoj të gjithë miqte e bashkëpuntoret e mi si dhe te gjithë demokratët ata me shpirtin e vërtetë opozitar të cilët më mbështetën në këtë rrugëtimin tonë të përbashket. I jam mirënjohës cdo votuesi,cdo komisioneri,cdo vezhguesi e numëruesi per integritetin e treguar gjate këtyre zgjedhjeve. Ne nje gare ka gjithmone vetem nje fitues dhe kesaj rradhe nuk jam une. I uroj fitoren Znj Eriselda Sefa! Me shpresen se do te permbushe pritshmerite e qytetareve lushnjare. Jam krenar pasi i hyra kesaj gare duke shpresuar fort per fitoren e ndryshimin e Lushnjes . Nuk ka celsa apo brava qe mund te mbyllin shpirtin opozitar te demokrateve lushnjare. Faleminderit”, shkruan ai.
/abcnews.al