Humbi ndjenjat gjatë ndeshjes, Dost reagon nga spitali

schedule08:16 - 30 Tetor, 2023

schedule 08:16 - 30 Tetor, 2023

Lajme të mira nga sulmuesi i Nijmegen, Bas Dost, i cili humbi ndjenjat në fushë në ndeshjen me Alkmaarin.

Nga spitali, ku u dërgua me urgjencë pas kolapsit në fundin e sfidës, 34-vjeçari qetëson opinionin sportive me një mesazh në rrjetet sociale.
“Jam mirë. Ndihma që mora në fushë ishte fantastike. Tani jam në spital dhe ndihem mirë. Faleminderit të gjithëve për mbështetjen tuaj”.

Kujtojmë që ndeshja Alkmaar – Nijmegen u ndërpre përfundimisht në minutën e katërt shtesë. Organizatorët vendosën që rezultati 1-2 do të mbetej përfundimtari./ h.ll/abcnews.al