Edhe pas humbjes 0-3 ndaj Spanjës, Kroacia duket se nuk e ka humbur shpresën dhe kërkon ta gjejë në ndeshjen me Shqipërinë.
Mediat kroate shkruajnë se trajneri Zlatko Daliç, gjatë një konference për gazetarët, është shprehur se pavarësisht se ekipi humbi ndeshjen e parë, nuk ka vend për pesimizëm dhe se gjithçka është ende në duart e tyre.
“Nuk ka vend për pesimizëm, gjithçka është ende në duart tona. Sigurisht, ne duhet të jemi më mirë. Është detyra ime të kthej skuadrën,” tha ai.
Në artikull, media kroate bën edhe parashkimin se si mund të kalojë Kroacia grupin, ku siç theksojnë ata, një fitore ndaj Shqipërisë, do i afronte finalistët e Botërorit 2018, me fazën tjetër, atë të 1/16./abcnews.al