Humbi mbi 18 kilogram, aktorja e njohur zbulon sekretin e rënies nga pesha

schedule11:22 - 17 Nëntor, 2020

schedule 11:22 - 17 Nëntor, 2020

Aktorja Rebel Wilson ka treguar se si humbi mbi 18 kilogram gjatë këtij viti.

40-vjeçare e Pitch Perfect tregoi në një intervistë për People për ushqimet që hante tani.

“Më parë unë ndoshta do të haja 3,000 kalori në shumicën e ditëve, dhe sepse ato normalisht ishin karbohidrate, unë do të isha akoma uritur. Kështu që, unë kam ndryshuar me të vërtetë duke ngrënë një dietë me proteina të larta, e cila është sfiduese sepse nuk kisha konsumuar shumë mish. Unë ha peshk, salmon dhe gjoks pule”, tha Rebel.

Më tej, ajo vlerësoi pandeminë duke e bërë atë të ndryshojë zakonet e saj.

“Unë patjetër mendoj se me ngadalësimin, kjo më ndihmoi. Unë mendoj se isha duke ngrënë shumë dhe duke disa here në ditë, sepse as nuk e doja veten sa duhet. Dhe vjen deri tek ajo vlerë vetjake dhe dashuria ndaj vetvetes që të bën të duash të ndryshosh”, përfundoj aktorja. l.k/abcnews.al