Humbi mamanë nga koronavirusi, trajneri italian nuk i përmban dot lotët

schedule21:05 - 21 Qershor, 2020

schedule 21:05 - 21 Qershor, 2020

Në këtë fundjavë u rikthye dhe futbolli në Itali. Seria A dhe B ristartuan gjithçka aty ku e lanë, por me rregullat e reja. Gjithashtu, Federata Italiane e Futbollit ka vendosur që përpara ndeshjeve të mbahet një minutë heshtje për viktimat nga Covid-19.

Në ndeshjen e Serisë B mes Livornos dhe Cittadella ka ndodhur një episod që tashmë po bën xhiron e internetit. Trajneri i vendasve, Antonio Filipi, në momentin e heshtjes nuk i ka përmbajtur dot lotët.

Italiani ka shpërthyer në lot, pasi dhe ai humbi mamanë nga virusi vdekjeprurës. Një moment shumë prekës për teknikun e Livornos, i cili ka marë përkrahjen e gjithë botës së futbollit dhe jo vetëm. /abcnews.al