Humbi kontrollin e automjetit, në gjendje të rëndë i riu shqiptar në Greqi

schedule20:29 - 9 Qershor, 2021

schedule 20:29 - 9 Qershor, 2021

Një i ri nga Dibra është aksidentuar rëndë para pak minutash në Paranthi të Igumenices. Mësohet se 24-vjeçari J.B. nga Dibra ka humbur kontrollin ndërsa drejtonte automjetin dhe ka dalë nga rruga.

Për pasojë, 24-vjeçari ka mbetur i plagosur dhe ndodhet në gjendje të rëndë. I riu, i cili është emigrant në Greqi, është transportuar me urgjencë në Spitalin Universitar të Janinës. /abcnews.al/