Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e së hënës në Mat. Bëhet e ditur se Petrit Meça ka humbur kontrollin e automjetit dhe për pasojë ka rënë disa metra poshtë rrugës.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Shkallë, Cërujë dhe ka rezultuar fatale për drejtuesin e automjetit.
Grupi hetimor po heton për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. /abcnews.al/