“Vetëvarje në litar dhe asfiksi.” Kështu shkruhet në dokumentin e skedës së vdekjes së të riut nga Kavaja, Ilvi Meta, i cili u gjet i vdekur në qelinë e paraburgimit në Kavajë.
Ora e vdekjes është 18:50 e mbrëmjes së kaluar. Ndërkohë në skedë janë dokumentuar edhe vendi i vdekjes, si dhe firma e mjekut.
Në një reagim të fundit Agjencia e Mbikëqyrjes Policore deklaruan se i riu ishte vetëvarur me lidhësen e kapuçit, ndërkohë që familjarët hedhin dyshime për dhunë nga policia.
Ilvi Meta akuzohej për vjedhjen e një makine qepëse dhe makine pllakash nga një banesë në Kavajë në 2 prill. /abcnews.al/