Humbi jetën në fushën e blertë, Prokuoria e Firences nis hetimet pas vdekjes së 26-vjeçarit

schedule15:36 - 16 Prill, 2024

schedule 15:36 - 16 Prill, 2024

Bota e futbollit në Itali është në zi pas ndarjes nga jeta të 26-vjeçarit, Mattia Giani, me këtë të fundit, që ndjesu shqetësime në gjoks dhe u rrëzua në fushën e blertë, gjatë përballjes së skuadrës së tij, Castelfiorentino, ndaj Lanciotto, teksa humbi më pas jetën, në spital, duke u larguar shumë i ri nga kjo botë.

Lojtari i promovuar nga akademia e Empoli, por nuk ia doli të fitonte betejën me jetën dhe tashmë, të nxitur edhe nga familjarët e tij, Prokuroria e Firences ka nisur një hetim në lidhje me ndarjen nga jeta të 26-vjeçarit, me babain e këtij të fundit, që ka deklaruar se në fushë nuk kishte mjekë dhe defribrilatorë, ndërsa shtoi ambulanca mbërriti pas 15 minutash, por edhe ajo pa mjekë në dispozicion.

Babai i 26-vjeçarit raportoi gjithashtu në Prokurori, se vetëm mjeku i skuadrës u mundua ta mbante në jetë, mirëpo ndryshe thotë skuadra pritëse e Lanciotto, e cila pretendon se mjekët ishin prezentë dhe se madje, defribrilatori ishte përdorur e për rrjedhojë, hetimet e Prokurorisë së Firences janë ato që do të thonë më tepër dhe të japin verdiktin zyrtar mbi atë që ka ndodhur. /i.m /abcnews.al