Humbi jetën në fushën e blertë, mbërrin në Gana trupi i pajetë i Dwamena

schedule17:56 - 18 Nëntor, 2023

schedule 17:56 - 18 Nëntor, 2023

Raphael Dwamena humbi jetën në fushë pas një ataku kardiak në ndeshjen mes Egnatias dhe Partizanit më datë 11 nëntor dhe pasi u kryen të gjitha procedurat në Shqipëri, trupi i pajetë i 28-vjeçarit mbërriti në Ganë, vendlindjen e tij.

Këtë të shtunë u mbajt edhe ceremonia mortore ku ish-futbollisti u përcoll për në banesën e fundit, teksa kujtojmë se Dwamena ishte një nga lojtarët e huaj më të spikatur që ka luajtur ndonjëherë në futbollin shqiptar, por problemet në zemër rezultuan fatale për fatet “fantazistin” ganez që humbi jetën në terrenin e gjelbër.

Të premten, në përballjen e vlefshme për raundin e parë të kualifikueseve të Kupës së Botës, që Gana luajti ndaj Madagaskarit, u mbajt edhe një minutë heshtje në nder të ish-“yllit” të futbollit, i cili me kombëtaren ganeze numëron tetë ndeshje dhe dy gola të shënuar. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!