VIDEO/ Humbi jetën në duart e policisë, Berisha ngushëllon familjen e Lear Kurtit

schedule15:50 - 20 Tetor, 2022

schedule 15:50 - 20 Tetor, 2022

Kreu Partisë Demokratike, Sali Berisha është paraqitur këtë mesditë në ambientet e shtëpisë funerale te rruga e Dibrës në Tiranë për të ngushëlluar familjarët e 32-vjeçarit, Lesr Kurti, i cili gjeti vdekjen pasi u shoqërua nga Policia mbrëmjen e djeshme.

Atij i ishte bërë thirrje të ndalonte për kontroll të dokumenteve, por Kurti i ishte larguar policisë vetëm për t’u kapur më pas në rrugën “Don Bosko”.

Gjatë shoqërimit në komisariat gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar papritur dhe është dërguar për në spital me makinën e policisë.

Këta të fundit thanë se 32-vjeçari ndërroi jetë në tek Trauma, deklaratë që më vonë u përgënjeshtrua nga vetë spitali.

Lexo edhe: “U ça qesja me drogë në stomak”, prokuroria dhe AMP: Si vdiq Lear Kurti në duart e policisë

“Pacienti me iniciale L.K. ka ardhur pa shenja jete ne spital. Ne raste te tilla spitali Universitar i Traumës njofton Morgun Tiranë dhe me pas procedura per ekspertizen mjekoligjore ndiqet prej tyre”, ka bërë me dije Spitali i Traumës.

Sipas njoftimit të fundit të AMP-së dhe Prokurorisë në stomakun e të riut është gjetur një qese plastike, e cila dyshohet se ishte e mbushur me lëndë narkotike dhe është përcjellë prej tij në momentin që patrulla e policisë i kërkoi mjetet e identifikimit.

Patrulla e policisë i ka kërkuar Kurtit që të japë një mjet identifikimi, por ai ka vrapuar duke u larguar 200 metra më tej ku edhe është kapur.

Pasi u shoqërua në polici, ai është ndjerë keq edhe ka ndërruar jetë, gjë e cila është konstatuar në Spitalin e Traumës.

Policia këmbëngul se nuk ka kryer asnjë veprim të jashtëligjshëm në shoqërimin e Kurtit edhe pse në duart e tij ka shenja, të cilat AMP thotë se i janë shkaktuar në momentin e prangosjes.

Tashmë pritet një përgjigje e ekspertizës për të mësuar shkaqet që çuan në humbjen e jetës, teksa aludimet kanë qenë të shumta, nga kriza epileptike e deri tek dhuna e ushtruar ndaj tij nga efektivët.

Pas njoftimit të AMP-së Sali Berisha reagoi përmes një postimi në Facebook dhe e cilësoi vrasje për herë të dytë vdekjen e të riut.

Postimi i plotë: 

Vrasja për së dyti e Lear Kurtit nga bandat me uniformë Rama-Çuçi.
Kokaina në stomakun e tij, si revolja në pellg e Klodian Rashës!
Të dashur miq,
Në një akt makabër, për të fshehur gjurmët e krimit të shëmtuar, Edi Rama dhe ministri i tij i familjes Bledi Çuçi janë vërsulur në mënyrën me kriminale për të përdhosur viktimën. Kështu, ata:
1- mashtruan me komunikata që i riu vdiq në spital ndërkohë që spitali deklaroi se i ndjeri u soll i vdekur në spital,
2- në kundërshtim flagrant me ligjin, ata i bënë të ndjerit autopsi në orën 5 të mëngjesit me një ekspert të vetëm nderkohë që autopsia duhej bërë vetëm 12 orë pas vdekjes dhe jo me një, por me një grup ekspertësh.
3- Në një akt kriminal ata i ‘gjetën’ në stomak një qese plastike me kokainë, pra njësoj si revolja në pellg për Klodian Rashën.
Duke i shprehur ngushëllimet më të ndjera familjes, miqve dhe të afërmeve të viktimës, dënoj si vrasje për së dyti krimin e shëmtuar të përdhosjes dhe manipulimit të viktimës së vrasjes shtetërore Leart Kurti dhe kërkoj largimin e menjëhershëm nga detyra të ministrit të familjes, Çuçi dhe ndëshkimin shembullor të xhelatëve që i morën shpirtin dhe atyre që e vranë për së dyti viktimën me manipulimet e tyre.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!