Një aksident i rëndë ndodhi mbrëmë në rrugën Pejë-Deçan, gjatë të cilit humbi jetën një person, kurse një tjetër mori lëndime në trup, por është jashtë rrezikut për jetën.
Viktima është një 23 vjeçar, i cili ishte kthyer nga emigrimi, ndërsa lëndime ka marrë një 26 vjeçar.
Sipas të dhënave nga hetuesit nga vendi i ngjarjes, në ketë aksident ishte përfshirë një automjet me targa të huaja. /abcnews.al