Humbi gjyqin, tërbohet presidenti shqiptar: Gjynah t’i japësh lekë atij plehu!

schedule10:37 - 28 Maj, 2020

schedule 10:37 - 28 Maj, 2020

Effiong Eyoh ka fituar gjyqin kundër Turbinës, skuadër me të cilën u aktivizua nga janari i vitit 2018 deri në janarin e vitit 2019. Plot 3600 euro pretendonte sulmuesi afrikan nga klubi nga Cërriku dhe FIFA i ka dhënë të drejtë.

Diçka e tillë e ka tërbuar presidentin e skuadrës së Kategorisë së Parë. Gentjan Gjoka ka “shpërthyer” në një prononcim për Panorama Sport, duke lëshuar akuza të forta ndaj lojtarit të Apolonisë.

FIFA nuk i merr në shqyrtim fare këto raste me shuma kaq të vogla, por i kalon automatikisht në favor të lojtarit, pa asnjë përfillje për klubet. Është e padrejtë kjo botë e futbollit ku ne bëjmë pjesë. Ky person (Ejoh) është lojtari më maskara që kam pasur për 16 vjet që drejtoj ekipin.

Lojtarë të huaj te Turbina kam pasur shumë, madje edhe emra shumë të njohur në kampionatin e Superiores, lojtarë si Sissoko, Bokotola, Akamba, Dos Santos dhe shumë të tjerë, por të tillë mostër nuk më kishte ndodhur të kisha ndonjëherë. Kam paguar te një restorant 30 mijë lekë në ditë për ushqimin e tij, plus shtëpinë ku banonte.

Dhe një pleh i tillë arrin të njollosë emrin e klubit tim, pavarësisht se ajo shumë është simbolike. Nuk i takon t’i japësh lekë këtij rrugaçi, një lojtar që s’vinte në stërvitje dhe që më ka bojkotuar mbi tri ndeshje zyrtare. Kam mandatet e bankës që lojtari është i paguar, por ne nuk kemi njerëz që të na mbrojnë në këto raste.

Edhe juristin e federatës e kemi lajmëruar, por FIFA këto lloj çështjesh i kalon në favor të lojtarit. Nuk diskutohet që do t’ia bëjmë pagesën, sepse nuk e prishim imazhin e familjes sonë dhe të klubit për këtë shumë. Por, ai nuk meriton asnjë lek“, përfundon Gjoka. /abcnews.al