Humbi flokët për shkak kancerit, aktorja turke merr vendimin e papritur

schedule07:55 - 1 Qershor, 2022

schedule 07:55 - 1 Qershor, 2022

Aktorja e njohur turke, Canan Ergüder vitin e kaluar njoftoi se po luftonte me kancerin e gjirit.

Mirëpo, duket se pas përfundimit të kimioterapisë aktorja i është rikthyer ekranit. Canan është rikthyer në xhirimet e serialit të ri.

44-vjeçarja të cilës i kishin rënë flokët për shkak të kimioterapisë, gjatë një interviste ka thënë se do e mbajë këtë stil gjithmonë.

Kujtojmë se Canani është e martuar me aktorin turk, Kenan Ece në vitin 2017 dhe së bashku kanë një djalë të quajtur Demir./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!