Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Humbi familjen nga rrëzimi i teleferikut në Itali, Etiani i vogël tashmë jashtë rrezikut për jetën

schedule08:37 - 1 Qershor, 2021

schedule 08:37 - 1 Qershor, 2021

Etiani i vogël, i vetmi i mbijetuar nga aksidenti i teleferikut në malin Mottarone, është tashmë jashtë rrezikut për jetën. Lajmin e kanë dhënë mjekët që po kujdesen për të.

“Gjendja e tij shëndetësore po përmirësohet ndjeshëm,” janë shprehur mjekët në spitalin Regina Margherita në Torino, të cilët thonë se fëmija do të dalë nga njësia e kujdesin intensiv ditën e sotme dhe do të transferohet në një pavijon tjetër.

Për momentin ai ka probleme me stomakun, por sa të ketë mundësi që të ushqehet i vetëm, ka kërkuar edhe akullore.

Ndërkohë, halla Aya i qëndron gjithnjë pranë. Ajo përpiqet ta mbajë të qetë ndërsa ai pyet vazhdimisht për nënën dhe babanë, të cilët humbën jetën bashkë me stërgjyshërit në përplasjen e teleferikut në Strese.

Ajo nuk mundi të shkonte në ceremoninë mortore të të vëllait në Izrael, por dërgoi një letër në të cilën shkruante: “Prehu në paqe Amit, do t’i bëjmë realitet të gjitha ëndrrat që ke pasur për Eitanin.” /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!