Humbi familjen nga rrëzimi i teleferikut, Eitani i vogël përmendet e nis të flasë me hallën

schedule22:01 - 27 Maj, 2021

schedule 22:01 - 27 Maj, 2021

Eitani i vogël, i vetmi i mbijetuar i tragjedisë së teleferikut në Mottarone tashmë është zgjuar dhe i vetëdijshëm, i shtruar në njësinë e kujdesit intensiv. Pesëvjeçari flet me hallën dhe njerëzit që e rrethojnë.

Lajmi u komunikua nga autoritetet e spitalit ku ai po merr kujdes shëndetësor në Torino, të cilët thonë se nga pikëpamja klinike ai vijon të ndodhet në një prognozë të rezervuar.

Lexo edhe: I shpëtoi tragjedisë në Itali nga përqafimi i të atit, mjekët optimistë për shëndetin e 5-vjeçarit

Kjo për shkak të traumës torakale dhe abdominale dhe frakturave në gjymtyrë.

Së bashku me Eitanin e vogël, përveç hallës Aya, qëndron edhe doktoresha Marina Bertolotti, një psikologe e cila, që pasi fëmija u zgjua nga koma e induktuar, po vijon punën me ekipin e saj për të shmangur traumat tek fëmija pas zgjimit.

Mjekët do të vijojnë të ndjekin situatën shëndetësore të pesëvjeçarit ndërsa familjarët do të vendosin më pas se çfarë t’i tregojnë. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!