Manchester United doli kokulur nga finalja e Europa League, pas goditjes së 22 penalltive. Portieri David De Gea gaboi dhe Villareal triumfoi dhe ngriti trofeun.
Trajneri Ole Gunnar Solskjaer u shpreh pas ndeshjes për BT Sport se nuk mund të quhet sezon i suksesshëm, kur nuk fiton trofe.
“Jo, nuk ka qenë i suksesshëm ky sezon. Duhet të kishim bërë më mirë, të ishim më të thjeshtë”, tha fillimisht norvegjezi i United.
Më tej ai shtoi: “Jemi përmirësuar përgjatë sezonit. Fillimi ishte i vështirë. Nuk patëm fazë përgatitore dhe humbëm 3 nga 6 ndeshjet e para.
Kemi shtyrë në kampionat, ndoshta i jemi afruar vendit të parë më shumë se sa e kemi menduar. Gjithashtu arritëm në finalen e Europa League. Por që të thuash se ke bërë një sezon të mirë, duhet t’i fitosh finalet”. /abcnews.al