Humbi djalin nga droga, psikologia në Ferizaj hap qendrën e parë të rehabilitimit

schedule12:15 - 24 Gusht, 2019

schedule 12:15 - 24 Gusht, 2019

Para mëse një viti ka humbur djalin nga përdorimi i substancave narkotike. Arjeta Musliu nga Ferizaj ka hapur një qendër këshilluese për personat e varur nga droga në Ferizaj. Thotë se një e tillë i ka munguar asaj dhe të birit gjatë përpjekjeve për të lënë drogën.

E humbi djalin pas varësisë së tij nga droga. Përpjekja  4 vjeçare e Arjeta Muslitu bashkë me djalin e saj për të luftuar këtë varësi nuk përfundoi ashtu siç pritej.

Megjithatë gjatë kësaj lufte ajo hasi në vështirësi të shumta, përfshirë edhe mungesën e një këshillimoreje për personat e varur nga droga dhe familjarët e tyre të cilët e kanë mëse të nevojshme këshillimin gjatë kësaj periudhe.

Megjithatë djali i kishte lënë një amanet.

Humbja e djalit për të u kthye në një forcë dhe vullnet për ta dërguar amanetin e tij në vend. Musliu pas një viti përpjekjesh ka hapur qendrën këshilluese për personat e varur nga droga.

Qendra thotë se është e hapur për të gjithë derisa shërbimet janë falas.

Është e lumtur me interesimin  dhe besimin e familjarëve dhe vetë personave të varur nga droga.

Megjithatë synimet e saj nuk mbarojnë këtu. Ajo shpreson që në periferi të Ferizajt të hap një qendër rehabilituese për personat e varur nga droga.

Besohet se numri i përdoruesve të substancave narkotike në Kosovë sillet nga 30-35 mijë. Aktualisht mosha me e re që abuzon me drogat është 16 vjeç. /ABC news Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!