Humbi debutimin për arsyen e çuditshme, njihuni me futbollistin llupës

schedule18:59 - 4 Janar, 2022

schedule 18:59 - 4 Janar, 2022

Futbollistët kanë edhe vese. Dikujt i pëlqen jeta e natës, ndonjë tjetri i pëlqen të stërvitet pak. Ka nga ata që edhe e teprojnë me ushqimin dhe nisin të shtojnë në peshë, sigurisht edhe prej stërvitjes së pakët, çka ndikon edhe në rendimentin e tyre.

Crystal Palace, më shumë se 20 vite më parë u gjend para një situate interesante me Neil Ruddock, të cilin do të duhet ta detyronin të kishte kujdes me peshën dhe për këtë projektuan një klauzolë parandaluese.

Kjo ndodhi në vitin 2000, kur qendërmbrojtësi anglez nuk ishte ai i mëparshmi dhe Crystal Palace parashikoi në kontratë që nëse futbollisti do ta kalonte peshën 99.8 kg, atëherë do të gjobitej me 10 për qind të pagës.

 

Çfarë ndodhi? Ruddock u gjobit tetë herë në gjashtë muaj për kalimin e peshës së caktuar nga klubi dhe nuk mund të luante në ndeshjen debutuese, pasi pantallonat e shkurtra ishin shumë të vogla për të. As klauzola nuk bëri efekt… / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!