Humbi betejën me sëmundjen, letra që aktorja i dedikoi të bijës

schedule14:10 - 14 Qershor, 2019

schedule 14:10 - 14 Qershor, 2019

Ka luftuar për 3 vjet me radhë me sëmundjen e kancerit, por nuk ia doli dot të fitonte betejën me jetën. Aktorja e njohur e serialeve meksikane, Edith González është ndarë nga jeta, e gjendur pranë familjarëve të saj.

“El Universal”, “Hoy”, “Telemundo”, por edhe media të tjera kanë ndarë lajmin e hidhur për aktoren e njohur meksikane, duke theksuar se prej 3-vjetësh, që nga viti 2016, vuante nga sëmundja e rëndë.

Në fillim, lajmi në mediat spanjolle u përhap si thashethem, por një mesazh i ndjerë nga aktorja dhe kolegia e Gonzales, Leticia Calderon, konfirmoi ndarjen nga jeta të artistes: “Güera (Edith) do na mungosh shumë. Nuk ka dhimbje më të madhe se kjo që ndiej tani…” – shkruan me dhimbje Calderon.

Por më 17 Gusht të vitit 2018 kur aktorja Edith Gonzalez i dedikoi vajzës së saj të vetme një letër për t’i uruar 14 vjetorin e lindjes.

Letra

‘Një ditë më lajmërove për ardhjen tënde, duke dominar trupin tim, duke e transformuar. Pa ndjenja false ndjeva rritjen tënde. Ardhja jote ishte e fortë, delikate, e shumëpritur, e bukur.

Ti më bëre nënë. Unë munda të mbaja në krahët e mi një qënie që më zgjoi thellësisht ndjenjat e mëmësisë. Pak nga pak më mësove se prindërit mund të jenë një guidë në detin e gjerë që është jeta.

Ky det që kaq shumë e do dhe në të cilën të është dashur të përballesh me valë të ka bërë të dalësh dhe më inteligjente. Jo e dashur, jeta nuk është e thjeshtë por është e bukur. Ti ke një zemër të madhe, inteligjencë dhe shpirt bujar. Jam aq e plotësuar me ty, aq krenare kur shikoj si rritesh dhe kthehesh në guximtare dhe krijon një identitet tëndin të adhurueshëm, të gjallë, të fortë dhe të përkushtuar.

Costanza, Constanza ime, vogëlushja ime, e dlira ime, qielli im, zemra ime, gjithçka e imja. Gjithçka është e jotja  kur vendos të rritesh si valët, të dominosh horizontin, të sfidosh pushtetin e ujit, për të realizuar të gjitha dëshirat e tua.

Je vajza ime e bukur, vetëm të them faleminderit që më dhe mundësinë të jem nëna jote, të shikoj ëndrrat e tua dhe të shikoj tek ty mrekullinë e jetës. Gjithmonë do të jemi të kapura përdore, pasi në fund të gjithë jemi pluhuri i yjeve. Gëzuar ditëlindjen! Të dua vogëlushe’.

Këtë vit Constanza kishte dashur të organizonte një festë të madhe me familjen e saj me rastin e 15 vjetorit, por këtë herë do të jetë pa pasur në krah nënën e saj./abcnews.al