Humbi betejën me sëmundjen e rëndë, këngëtari i njohur ndërron jetë në moshën 67-vjeçare

schedule22:56 - 24 Nëntor, 2020

schedule 22:56 - 24 Nëntor, 2020

Këngëtari i muzikës country, Hal Ketchum ka ndërruar jetë në moshën 67 vjeç.

Ai fatkeqësisht humbi betejën me sëmundjen e alzheimerit dhe lajmin e hidhur e ndau gruaja e tij, Andrea përmes një statusi në Facebook.

“Me trishtim dhe pikëllim të madh ne njoftojmë se Hal vdiq paqësisht mbrëmë në shtëpi për shkak të ndërlikimeve të demencës. Le të jetojë muzika e tij përgjithmonë në zemrat tuaja dhe t’ju sjellë paqe”, ka shkruar ajo.

Në Prill 2019, Andrea zbuloi se Ketchum ishte diagnostikuar me sëmundjen Alzheimer dhe se do të tërhiqej nga karriera e tij.

Kujtojmë që Ketchum lindi në Greenwich, Neë York dhe ishte anëtar i Grand Ole Opry dhe këngëtar i hitt “Small Town Saturday Night”. l.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!