Humbi betejën me kancerin, ylli i muzikës i dedikon këngë qenit

schedule09:40 - 9 Janar, 2021

schedule 09:40 - 9 Janar, 2021

Këngëtarja e njohur, Miley Cyrus ka publikuar një këngë në përkujtim të qenushes së saj Mary Jane, e cila ka ngordhur.

Qenushja e saj e racës pitbull humbi betejën me kancerin, ndërsa këngëtarja ka zgjedhur t’i dedikoi disa vargje.

“Çdokush që më njeh dhe nuk duhet të më njoh aq mirë sa për të kuptuar se shoqja ime më e mirë në gjithë botën është një pit bull me emrin Mary Jane. Ishte diçka më shumë se një shoqe apo pjesë e familjes. Diçka shumë ndryshe. Nuk mund ta definosh. Lidhja jonë ishte thjesht hyjnore”, ka shkruar MIley në Instagram.

Sakaq në pjesën që ajo e publikoi në IGTV ajo ka shkruar se çka përmban kënga.

“E kam shkruar këtë këngë në Malibu vjet më parë me një piano në një shtëpi që më nuk ekziston. Për qenin tim Mary Jane e cila po ashtu nuk është më. Shumëçka ka ndryshuar përgjatë kohës. Shumë prej të cilës, unë. Muzika është ilaçi im. Kjo këngë flet rreth humbjen dhe dhembjes së shpirtit, të cilën aktualisht jam duke e përjetuar pas Mary Jane-it”, ka shkruar Cyrus. l.k/abcnews.al

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Miley Cyrus (@mileycyrus)

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!