Arbenita Ismajli humbi babain e saj në ditën kur u bë nënë për herë të parë. I ati ndodhej prej ditësh i shtruar në spital dhe fatkeqësisht e humbi betejën me Covid-19. Lajmin e trishtë e konfirmoi dhe vetë Arbenita përmes disa fjalëve prekëse.
“Pusho në paqe babi im. Të bekoftë Zoti me një vend në parajsë! Do të jesh gjithmonë në mendjen time. Ju lutem të gjithëve, gjithmonë i tregoni të dashurve tuaj sa i doni dhe përqafojini, nuk do ta dini kurrë se kur do të shkojnë…”, shkroi modelja.
Këto ditë për modelen kanë qenë sfiduese në një kohë kur dhe sapo është bërë nënë. Së fundmi, modelja ka ndarë disa foto të të atit në rrjete sociale, duke treguar se ia ndjen në maksimum mungesën. “Babi”, ka shkruar ajo krahas një emoji me zemrën e copëtuar. /abcnews.al