Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Humbi 8 pjesëtarë, në gjunjë te gërmadhat e tërmetit! Vendos lule me lot në sy

schedule12:16 - 26 Nëntor, 2020

schedule 12:16 - 26 Nëntor, 2020

Familja Lala është sot e gjunjëzuar nga dhimbja që i shkaktoi tërmeti i 26 nëntorit. 8 pjesëtarë të familjes u shuan dhe vetëm njëri 17-vjeçar u nxor i gjallë nga rrënojat. Miq dhe familjarë kanë vendosur lule aty ku vitin e shkuar u shemb në tokë banesa e tyre dy katëshe.

Blerim Lala një nga djemtë e familjes Lala ka treguar tmerrin dhe dhimbjen që ato kanë pas humbjes së 8 pjesëtarëve në tërmetin tragjik të 26 nëntorit më 2019.

Familjes Lala, tërmeti tragjik i mori Sahadeten 79 vjeç, Ilirin 52 vjeç, Marjetën 31 vjeç, me 4 fëmijët Amelian 8 vjeç, Emiljon 7 vjeç dhe binjakët Dionisa e Enis 2 vjeç, dhe Griseldën 19 vjeç.

I vetmi që u nxor i gjallë nga grupet e shpëtimit, nga banesa 4 katëshe në zonën e ish-Kënetës  ishte 17-vjeçari Ramë Lala, i cili u dërgua në Itali për të marrë një ndihmë mjekësore më të specializuar./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!