Katër ditë para se të fillonte punën për filmin më të ri, George Clooney u dërgua me urgjencë në spital me dhimbje të forta në stomak. Aktorit hollivudian iu desh të kalonte disa ditë nën kujdesin mjekësor pasi humbi 11 kg për të interpretuar të mbijetuarin e një katastrofe globale në filmin “The Midnight Sky”.
“Mendoj se po përpiqesha më shumë se çduhet për të humbur peshë shpejt dhe nuk po kujdesesha për veten time. M’u desh disa javë që të bëhesha më mirë dhe si regjisor nuk është e lehtë, sepse duhet të kesh energji. Ishim në mes të akullnajës në Finlandë, që na e bëri punën më të vështirë. Por përfundimisht më ndihmoi shumë me rolin”, u shpreh ai.

Pasi u dërgua me urgjencë në spital, George iu diagnostikua me probleme në pankreas. Gjendja mund të jetë kërcënuese për jetën, megjithatë aktori u la i lirë brenda disa ditësh. Humbja e peshës nuk ishte ndryshimi i vetëm fizik që fituesi i “Oscar” pësoi për rolin, pasi i është dashur të rrisë dhe mjekrën. /abcnews.al



