Humbën rrugën gjatë natës në Orikum, policia gjen pas 4 orësh kërkime turistët francezë

schedule13:49 - 18 Gusht, 2023

schedule 13:49 - 18 Gusht, 2023

Dy turistë francezeë kanë humbur rrugën gjatë natës në zonën e quajtur “Qafa e Thellë”, në Orikum. Mësohet se pas 4 orësh kërkime, blutë kanë bërë të mundur gjetjen e tyre dhe u kanë shkuar në ndihmë fillimisht me ujë dhe me ushqime. Më tej, i kanë shoqëruar deri te vendi ku ishin akomoduar për qëllime turistike.

Njoftimi i Policisë:

Humbën orientimin gjatë natës, në një terren të thepisur, në zonën e quajtur “Qafa e Thellë”, shërbimet e Stacionit të Policisë Orikum iu shkojnë në ndihmë 2 turistëve francezë.

Pas marrjes së njoftimit se 2 turistë francezë kishin humbur orientimin gjatë natës dhe për këtë shkak, kishin mbetur të bllokuar në zonën e quajtur “Qafa e Thellë”, shërbimet e Stacionit të Policisë Orikum, të asistuar nga inspektorë të zonave të mbrojtura, kanë organizuar punën për t’iu shkuar në ndihmë këtyre turistëve.

Pas 4 orësh kërkime, u bë i mundur lokalizimi i 2 turistëve francezë, të cilët fillimisht janë asistuar me ujë dhe me ushqim, dhe më pas janë shoqëruar nga punonjësit e Policisë, deri te vendi ku ishin akomoduar për qëllime turistike.

2 turistët francezë janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe kanë falënderuar punonjësit e Policisë , për gatishmërinë e treguar.

Policia e Shtetit fton çdo qytetar/turist që gjendet në një nevojë që lidhet me detyrat funksionale të Policisë, të kërkojë ndihmë, dhe reagimi do të jetë i menjëhershëm./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!