Policia e Himarës u erdhi në ndihmë dy turisteve çeke, të cilat kishin humbur rrugën gjatë eksplorimit të natyrës në një zonë malore mbi fshatin Nivicë.
Pas disa orësh kërkimi, për shkak të terrenit të vështirë dhe distancës së madhe nga zona e arritshme me automjete, policia arriti të lokalizojë turistet, të cilat ndodheshin në gjendje të mirë shëndetësore./ abcnews.al