Policia, FRONTEX-it dhe banorët e zonës në Devoll u kanë ardhur në ndihmë një siriani dhe vajzës së tij të mitur që humbën rrugën mes maleve në Moravë.
Pas disa orë kërkimesh bënë të mundur gjetjen e vajzës së mitur 11-vjeçare dhe babait të saj, M. A., 28 vjeç nga Siria.
Ata janë transportuar në Spitalin e Korçës për ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
I ati me të bijën u larguan nga atdheu i tyre për një jetë më të mirë në Europë dhe Shqipërinë e përdorin si trampolinë për të kaluar në vendet e BE-së./ Abcnews.al