Humbën jetën nga rrëzimi i teleferikut: Udhëtimi i fundit i familjes së Eitanit, trupat drejt Izraelit

schedule16:40 - 26 Maj, 2021

schedule 16:40 - 26 Maj, 2021

Eitani, djali 5-vjeçar që i mbijetoi tragjedisë në Mottarone të Italisë ka hapur sytë.

“Fëmija është duke u zgjuar ndërsa i kemi hequr edhe intubimin,” tha drejtori i spitalit ku ai është duke marrë kujdes shëndetësor.

Lexo edhe: Tragjedia me 14 viktima: Frenat e teleferikut në Itali të manipuluara, 3 të arrestuar

Ndërkohë, familja e tij është larguar nga morgu i Verbania dhe trupat e babait të tij Amit, nënës Tal, vëllait të tij të vogël Itshak Cohen dhe gjyshërve të tij Barbara dhe Itshak janë duke u riatdhesuar në Izrael.

Pranë Eitan-it kur i zgjua ishte halla e tij dhe thuhet se pesëvjeçari e njohu.

“Ai është ende i trullosur, por mund të marrë frymë vetë. Hallën e njohu dhe ajo po i qëndron pranë. Tani vjen pjesa më e vështirë sepse është i vetëdijshëm.”

Në praninë e psikologëve dhe të afërmve, pritet që t’i tregohet edhe e vërteta tragjike për familjarët që humbi nga rrëzimi i teleferikut. sb/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!