Humbën jetën nga rrëzimi i avionit, Rusia njofton dorëzimin e trupave të pajetë të 65 ushtarëve ukrainas

schedule09:17 - 1 Mars, 2024

schedule 09:17 - 1 Mars, 2024

Autoritetet ruse janë gati t’u dorëzojnë Ukrainës eshtrat e dhjetëra të burgosurve të luftës që vdiqën pas rrëzimit të avionit në janar, njoftoi sot agjencia ruse e lajmeve RIA, duke cituar Tatiana Maskalkova, një zyrtare përgjegjëse për çështjet e të drejtave të njeriut.

Moska ka akuzuar Kievin se ka rrëzuar më 24 janar avionin e forcave ruse Ilyushin Il-76 me 74 persona në bord, duke përfshirë 65 të burgosur lufte ukrainas, të cilët do të shkëmbeheshin me ushtarakë rusë.

Fatkeqësisht askush nuk mbijetoi.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!