Humb jetën një pacient me Covid në spitalin e Durrësit

schedule11:25 - 24 Mars, 2021

schedule 11:25 - 24 Mars, 2021

Ditën e sotme në spitalin e Durrësit një pacient ka humbur jetën nga koronavirusi.

Ende nuk dihet se çfarë gjinie apo moshe është viktima.

Ndërkohë momentalisht tri pacientë ndodhen në Reanimacion, ndërsa 48 pacientë ndodhen të shtruar në këtë spital.

Gazetari i ABC Leonidha Musai raportoi se ditët e fundit spitali i Durrësit ka një “frymëmarrje”, duke mos pasur të njëjtën mbingarkesë krahasuar me ditët e kaluara, pasi ka pasur një ulje të qytetarëve që kërkojnë shërbim në këtë spital.

Sa i përket procesit të vaksinimit gazetari raportoi se aktualisht mësuesit e regjistruar e kanë marrë dozën e parë të vaksinës.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!