Humb jetën një ndër përkrahësit kryesor të Vladimir Putinit në Serbi, Sasha Saviç

schedule15:56 - 24 Prill, 2021

schedule 15:56 - 24 Prill, 2021

Udhëheqësi i klubit të motoristëve “Ujqërit e natës” dhe një ndër përkrahësit e Vladimir Putinit në Serbi, Sasha Saviç i njohur si Schwaba ka humbur jetën si pasojë e një ataku kardiak.

Lajmin për ndarjen e tij nga jeta e kanë dhënë miqtë e tij përmes postimeve të shumta në rrjetet sociale, të cilët theksojnë se miku i tyre është ndarë nga jeta si pasojë e një sulmi në zemër.

Me bekimin e Ipeshkvit të Nishit, Arsenije, vitin e kaluar ai organizoi liturgji në Nish, si një lloj mbështetjeje për opozitën në Malin e Zi.

Saviç kishte lindur në Berlin dhe jetoi në Nish, në vitin 2014, ai ishte dekoruar nga Ministria ruse e Mbrojtjes.

Po ashtu, kishte marrë dekoratë nga dega ballkanike e kozakëve në Ambasadën ruse në Serbi për meritat e përhapjes së miqësisë serbo-ruse.

“Ujqërit e natës” kohë me parë i kishin dhuruar një ikonë kishtare kryetarit të Presidencës serbe të Bosnjës dhe Hercegovinës, Millorad Dodik të cilën ky i fundit i kishte dhuruar ministrit të Jashtëm rus Sergei Lavrov gjatë vizitës në Banja Llukë.

Kjo ikonë ishte vjedhur nga seperatistë rusë gjatë luftimeve në Krime të Ukrainës. Kur shpërthej konflikti në Ukrainë, luftëtarët e Republika Srpska mbështetën separatistët pro-rusë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!