Publicisti dhe përkthyesi shqiptar Ilir Hashorva është ndarë nga jeta në moshën 79-vjeçare në Neë York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Lajmi është bërë i ditur nga familjarë, miq dhe bashkëpunëtorë të publicistit. Mësohet se Hashorva ishte infektuar nga Covid-19. Virusi i rëndoi gjendjen shëndetësore dhe nuk mundi të mbijetonte.
Ilir Hashorva jetonte prej vitesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.Ai është autor dhe përkthyer i disa vëllimeve, të tilla si ““Gandi – jeta”, “Gandi – filozofia dhe feja”, Gandizmi” si dhe “Analiza e komente për Gandin dhe Gandizmin” etj.
Ilir Hashorva ishte djali i mësuesit të njohur dhe intelektualit Ali Hashorva. Iliri ka lindur më 1 Tetor 1941 në Tiranë. Pas përfundimit të Fakultetit të Inxhinierisë ai punoi në Pashaliman, në Tropojë dhe më pas në Institutin e Hidrometeorologjisë në Tiranë si Shef i Laboratorit të këtij instituti.
Vitet e fundit ai është marrë me publicistikë, ka botuar artikuj dhe përkthime në mediat e Tiranës.