Një 20-vjeçare nga Gjakova ka humbur jetën si pasojë e koronavirusit. Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar doktoresha e Mjekimit Intensiv, Agreta Gecaj-Gashi.
Gashi tha se vajza ka qenë duke u trajtuar në Mjekimin Intensiv në QKUK, ndërsa ka ndërruar jetë sot si pasojë e COVID-19.
“Po ka vdekur sot, si pasojë e COVID-19”, tha Gecaj.
Express mëson nga burime brenda spitalit të Gjakovës, se para disa ditësh ka ndërruar jetë edhe babai i saj si pasojë e koronavirusit. /abcnews.al/