Humb jetën nga koronavirusi, kongresmeni amerikan Luke Letlow

schedule08:54 - 30 Dhjetor, 2020

schedule 08:54 - 30 Dhjetor, 2020

Luke Letlow, kongresmen i zgjedhur nga Luiziana, ka humbur jetën si pasojë  e Covid-19, të martën në një spital në Shreveport, sipas zyrtarëve të shtetit.

Letlow, 41 vjeç, fitoi balotazhin në fillim të këtij muaji për të përfaqësuar Rrethin e 5-të Kongresit të shtetit, duke pasuar ish-shefin e tij, Rep. Ralph Abraham (R-La.), i cili nuk kandidoi përsëri pas tre mandateve në Kongres.

Letlow është politikani i rangut më të lartë amerikan që vdes nga Covid-19, që i  ka marrë jetën më  shumë se 337,000 amerikanëve. Ai ishte pritej që të betohej në detyrë të dielën.

41-vjeçari njoftoi se kishte rezultuar pozitiv për koronavirusin në 18 dhjetor, njoftoi Monroe News-Star dhe u izolua në shtëpinë e tij në Richland Parish në Louisiana verilindore. Ditën tjetër, ai u shtrua në spital dhe më vonë u transferua në Ochsner LSU Health në Shreveport.

Ai la pas dy fëmijë të vegjël dhe bashkëshorten, Julia Barnhill Letlow. s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!