Humb jetën nga koronavirusi farmacisti korçar te Infektivi

schedule09:07 - 17 Shtator, 2020

schedule 09:07 - 17 Shtator, 2020

Covid-19 ka shënuar një tjetër viktimë në Korçë. Gazetarja Lediona Xheladinaj bën të ditur për abcnews.al se ka humbur jetim Romeo Zallemi, 85 vjeç.

Ai ishte një farmacist i njohur në Korçë, ndërsa  ka humbur jetën te spitali Infektiv në Tiranë. 85-vjeçari ishte i shtruar prej 20 ditësh, ndërsa nuk ka arritur të fitojë betejën me virusin.

Situata nga koronavirusi vijon të jetë në nivele shqetësuese në vend. Gjatë ditës së djeshme Ministria e Shëndetësisë njoftoi 144 raste të reja dhe 3 humbje jete. g.v/abcnews.al