Në 24 orët e fundit janë konfirmuar 50 raste të reja me koronavirus ndërsa është regjistruar edhe një viktimë. Ministria e Shëndetësisë njoftoi se një paciente 82-vjeçare nga Tirana ka humbur jetën si pasojë e Covid-19. Kështu, numri total i të infektuarve rritet në 38.
Ndërsa, aktualisht në shërbimin Infektiv po marrin shërbim 53 pacientë, 9 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 3 janë të intubuar.
Lexo edhe: Ulet numri i të infektuarve nga Covid-19 në vend, sa raste u konfirmuan në 24 orët e fundit
Sa i përket rasteve të reja, ato janë konfirmuar: 12 raste në Shkodër, 11 në Tiranë, 7 në Vlorë, 6 në Krujë, 5 në Korçë, 4 në Durrës, nga 2 raste në Pukë dhe Kurbin, dhe 1 rast në Lushnje.
Në vendin tonë janë aktualisht 608 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë.
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:
Tiranë-272
Shkodër-97
Krujë-78
Durrës-36
Vlorë-35
Kamëz -30
Lushnje – 13
Pukë-13
Elbasan -8
Korçë-7
Fier- 6
Lezhë – 3
Kukës -2
Tropojë -2
Mallakastër – 2
Kurbin- 2
Ura Vajgurore-1
Gjirokastër- 1 /abcnews.al/