Humb jetën nga Covid kreu i Kishës Ortodokse Serbe, Irinej

schedule08:07 - 20 Nëntor, 2020

schedule 08:07 - 20 Nëntor, 2020

Patriarku i Kishës Ortodokse Serbe (SOC) Irinej ka humbur jetën këtë të premte nga Covid 19.

Irinej u shtrua në një spital ushtarak të Beogradit gjatë mbrëmjes së 4 nëntorit, pasi më parë kishte dalë pozitiv në COVID-19.

Kisha Ortodokse Serbe njoftoi më 17 nëntor se gjendja e patriarkut ishte stabel dhe e qëndrueshme, por më pas, më 19 nëntor, Kisha Ortodokse konfirmoi përmes një deklarate se gjendja e Irinejt ishte përkeqësuar.

Ndërkohë më 1 nëntor, kreu i Kishës Ortodokse Serbe, Irinej, udhëhoqi funeralin dhe liturgjinë para varrimit të Metropolitit Amfilohije të Malit të Zi, e cila u ndoq nga mijëra besimtarë. Metropoliti Amfilohije ndërroi jetë më 30 tetor për shkak të ndërlikimeve të shkaktuara nga koronavirusi.

Kujtojmë se Patriarku Irinej njihej për frymën e tij antishqiptare. Herë pas here patriku serb fliste me një gjuhë jashtëzakonisht patetike për Kosovën, duke e cilësuar si “pjesën më të rëndësishme” të Serbisë dhe si “hapësirën më të shenjtë” të Serbisë.e.su./abcnews.al