Një 28-vjeçare shtatzënë nga Vushtrria ka vdekur pas infektimit me COVID-19. Bëhet fjalë për Liberta Selacin, me profesion grimere.
Lajmin për vdekjen e saj e ka konfirmuar për Gazetën Express doktoresha e Mjekimit Intenziv, Agreta Gecaj-Gashi.
Për ndarjen e saj nga jeta kanë njoftuar edhe familjarët. Ata bëjnë të ditur në rrjetet sociale se varrimi bëhet sot në varrezat e fshatit në prezencë të familjarëve të ngushtë.