Humb jetën në minierën e Spaçit 47 vjeçari

schedule12:19 - 20 Shtator, 2019

schedule 12:19 - 20 Shtator, 2019

Një 47 vjeçar ka humbur jetën në Minierën e Spaçit në Mirditë. Policia njofton se 47 vjeçari me iniciale A.P është dërguar pa shenja në Urgjencën e Rrëshenit rreth orës 09:45. Mësohet se ai kryente funksionin e magazinierit në këtë minierë. Dyshohet se ngjarja ka ndodhur, ndërsa ishte duke punuar në ambientet e jashtme të minierës, kur  është zënë poshtë aksidentalisht nga një presë metalike.

Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!