Humb jetën ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës

schedule09:29 - 12 Prill, 2021

schedule 09:29 - 12 Prill, 2021

Këtë të hënë ka ndërruar jetë  ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Blerim Baruti. Baruti ka qenë zyrtar u lartë në degën e LDK-së në Mitrovicë, ndërsa për një kohë ka qenë edhe zv.ministër në Qeverinë e Kosovës.

Ndër të tjera bëhet me dije se ish deputeti ka punuar si profesor universitar në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë.

Lajmin për vdekjen e tij e ka dhënë nipi i tij, Besart Baruti përmes një postimi në Facebook.

Postimi i plotë:

Familjarë, miqë dhe dashamirë,

Me pikëllim të thellë ju njoftojmë se në orët e hershme të mëngjesit, ndërroi jetë djali, vëllai, babai, gjyshi dhe axha ynë i dashur Prof. Dr. Blerim Baruti.

Dhashtë Zoti urtësia e tij, mirësia, dashuria që ka shpërndarë çdo ditë, të përcillen në këtë jetë.

Veprat e tij të mira do jetojnë gjatë!

Ata që e njohën padyshim që e ndjejnë pikëllimin së bashku me ne!

Nuk ka fjalë të përshkruhet kjo dhimbje e jona, por, Allahu ata që i do më shumë i merr afër vetes më herët!

Varrimi do të mbahet vetëm me rrethin e ngushtë familjar, për të respektuar masat e IKSHPK-se.

Ndërsa, të pame nuk do të ketë!/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!