Humb jetën i moshuari në Ersekë, u asfiksua nga gazi

schedule16:35 - 13 Nëntor, 2022

schedule 16:35 - 13 Nëntor, 2022

Foto ilustruese

Një 75-vjeçar ka humbur jetën në Ersekë si pasojë e asfiksimit, nga rrjedhja e një bombole gazi. Mësohet se i moshuari jetonte vetëm, pasi ishte divorcuar nga bashkëshortja e tij, pasi ishte i burgosur politik.

Njoftimi i policisë:

Kolonjë/Informacion paraprak

Më datë 13.11.2022, rreth orës 16:15, në qytetin e Ersekës, është gjetur i pajetë në banesën e tij, në të cilën jetonte i vetëm, shtetasi P. P., rreth 75 vjeç, i cili dyshohet të ketë ndërruar jetë si pasojë e asfiksimit, nga rrjedhja e një bombole gazi.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!