Humb jetën gjatë fluturimit një fëmijë 2 vjeçar

schedule12:44 - 28 Gusht, 2018

schedule 12:44 - 28 Gusht, 2018

Një vajzë libaneze dyvjeçare humbi jetën sot në një avion të Alitalias të nisur nga Bejruti në Romë. Mediat italiane raportojnë se e mitura pësoi një krizë në zemër gjatë kohës që ishte në fluturim. Foshnja vuante nga hiperoksaluria, një sëmundje serioze dhe e rrallë e veshkave, ndërsa udhëtonte me një maskë oksigjeni në gojë dhe do t’ i drejtohej spitalit “Bambin Gesu” për kurim të mëtejshëm. Një infermiere e Kryqit të Kuq në të njëjtin avioni dha ndihmën e saj të parë, duke u përpjekur ta sillte në jetë, por pa sukses.

Menjëherë u vendos ulja e detyruar në aeroportin më të afërt, që ishte në Bari, ku vajza u mor nën kujdesin e mjekëve të 118. Mjekët vazhduan përpjekjet për ta risjellë në jetë, por çdo gjë ishte e kotë.

Duket se komandanti ishte përpjekur të bindte prindërit e saj për të shmangur traumën e fluturimit. Megjithatë, nisja u autorizua nga një institucion mjekësor libanez. Në aeroport ndërhyri policia e aeroportit dhe prokurori i Barit, Marcello Barbanente, i cili nisi hetimet mbi rastin. Duke pasur parasysh sëmundjen nga e cila ishte goditur fëmija, mjekët ligjorë megjithatë i kanë komunikuar Policisë se nuk e konsiderojnë autopsinë e nevojshme./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!